Telenews

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd – pushteti po mundohet t’i frikësojë protestuesit

Në kryeqytetin serb të Beogradit po zhvillohet sot një protestë kundër regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit.

Disa dhjetëra burra të maskuar dhe të veshur me të zeza kanë arritur mëngjesin e sotëm në parkun Pionir të Beogradit gjersa raportohet se presidenti serb i ka angazhuar për t’i frikësuar protestuesit.

Gjithashtu, në “Zeleni Venac” është filmuar një grup i madh burrash të veshur me të zeza duke lëvizur drejt qendrës së qytetit.

“Si ushtri”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Ndërkohë, në rrjetet sociale mbrëmë u shfaqën video të traktorëve të dëmtuar që gjatë ditës ishin parkuar rreth parkut Pionir.

Shpejt filluan spekulimet se këto dëme ishin shkaktuar nga njerëz që po ktheheshin nga pritja festive e studentëve në Terazije, por tani është publikuar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se bëhet fjalë për djem të panjohur të veshur me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera.

Të ngajshme

Egli nuk ndal lotët derisa sheh Gjestin dhe momentet e bukura me të

Erzana Fazliu

Çfarë i tha në vesh Neda – Rozanës sonte?

Erzana Fazliu

Azemi për rritjen e çmimit të rrymës: Abuzim me durimin e qytetarëve

Erzana Fazliu