Telenews

CEPA: SHBA-ja mund ta reduktojë praninë, por s’do të largohet nga Kosova

cepa:-shba-ja-mund-ta-reduktoje-pranine,-por-s’do-te-largohet-nga-kosova

Ballkani Perëndimor nuk pritet të jetë prioritet i lartë i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara për sa kohë që Uashingtoni mbetet i përqendruar në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, duke nxitur drojën e shumë studiueseve për sigurinë e rajonit.

Në një analizë të botuar në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPA) rreth paparishikueshmërisë së administratës së re amerikane, Ferenc Nemeth, studiues në Universitetin Corvinus në Budapest të Hungarisë, ka vlerësuar se SHBA-ja nuk pritet të tërhiqet plotësisht, por mund të reduktojë praninë e saj ushtarake në Kosovë.

Aktualisht, kontigjenti amerikan në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) numëron mbi 600 ushtarë, të cilët janë të pozicionuar në kampin Bondsteel, në juglindje të Kosovës, dhe është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në rajon, transmeton albanianpost.

“Përderisa është e mundur që SHBA-ja të reduktojë prezencën e saj në KFOR, është e pamundur që kjo të nënkuptojë mbylljen e kampit Bondsteel, që është baza më e madhe amerikane në rajon dhe ofron një pozitë të shkëlqyer gjeopolitike në Evropë”.

 

Përkundër se kontributet amerikane mund të zëvendësohen nga aleatë të tjerë, veçanërisht nga Turqia, sipas tij, mungesa e çizmeve amerikane në terren do të kishte implikime serioze për Evropën, duke i hapur rrugë ndikimit të aktorëve të jashtëm.

“Rreziku i vërtetë është që SHBA-ja të fillojë pa dashje të çmontojë arkitekturën e sigurisë dhe politikës që ka ndërtuar dhe ruajtur për dekada në Ballkanin Perëndimor. Dëshira e [presidentit amerikan, Donald] Trump për të arritur suksese të shpejta mund të krijojë çarjet e para, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, një zyrtar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë ditë më parë se për momentin, administrata Trump nuk ka planifikuar ndryshime në pozicionimin e forcave amerikane në kontinent, përfshirë KFOR-in, duke sugjeruar se angazhimi i SHBA-së për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon do të vazhdojë.

Të ngajshme

Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut

Valjeta Turkaj

Llapi fiton ndaj Suharekës, Feronikeli 74′ e ndal Malishevën

Valjeta Turkaj

E konfirmuar: Shkon në 59 numri i të vdekurve në Maqedoni të Veriut, 155 të lënduar

KushtrimGuraj