Telenews

Haxhiu: Absurde që Thaçit nuk i lejohet ardhja në varrim, do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Ajo e quan këtë vendim absurd, njëherit njofton se lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, shkruan Haxhiu.

Të ngajshme

9 personat që u kapën dje në veri dalin para gjykatës

Yllka Gashi

Krasniqi: Pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete

Yllka Gashi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë

Yllka Gashi