Telenews

Kurti: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, hapi i rëndësishëm për paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar jashtëzakonisht të rëndësishme marrëveshjen e arritur mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić”, ka shkruar Kurti.

Kjo marrëveshje do të jetë e shtrirë në katër pika: Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike dhe Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për sot

Erzana Fazliu

Kërkesa e Hotit për lidership të ri të LDK-së, reagon Lumir Abdixhiku

Donat Hashani

Çfarë sekuestroi Specialja gjatë arrestimit të kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova

Donat Hashani