Telenews

Mbi 50 mijë të vrarë në Gaza, shumica besohet të jenë gra dhe fëmijë

Më shumë se 50 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin, tha të dielën ministria e Shëndetësisë e Hamasit, një moment historik i zymtë për një luftë pa fund në horizont ndërsa Izraeli rifillon luftimet dhe paralajmëron për ditë edhe më të vështira në vijim.

Ministria raportoi 41 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 50 mijë e 21, shkruan CNN, transmeton Telenews.al.

Autoritetet në Gaza nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit kur raportojnë shifrat e viktimave, por ministria e Shëndetësisë dhe Kombet e Bashkuara thonë se shumica e vdekjeve janë gra dhe fëmijë.

Numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë, me mijëra që besohet se janë ende nën rrënoja.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 26 Mars

Erzana Fazliu

Qeveria mblidhet nesër, këto janë tetë pikat e rendit të ditës

KushtrimGuraj