Telenews

EDHE OSMANI TAKOHET ME KANCELARIN AUSTRIAK, I KËRKON MBËSHTETJEN PËR INTEGRIM NË STRUKTURAT EURO-ATLANTIKE

Osmani pas takimit ka thënë se Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës.
Ajo thotë se nga Nehammer ka kërkuar mbështetjen për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
“Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Pata kënaqësinë sot ta pres në takim kancelarin austriak Karl Nehammer nga i cili kërkova mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.
Po ashtu, shefja e shtetit thotë se me kancelarin austriak kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve.
“Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme!”, tha më tej Osmani.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi