Telenews

Kurti s’do donte t’i ndodhte kjo, pasi u mashtrua nga komedianët rusë që u paraqitën si Presidenti letonez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’do të donte t’i ndodhte kurr një gjë e tillë, megjithatë kreu i Qeverisë dhe lideri i LVV-së ka rënë pre e rrengut të dy komedianëve të famshëm rusë, Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov.

Dy komedianët rusë i janë lajmëruar Kurtit duke iu paraqitur si presidenti i Letonisë, Edgar Rinkevics, duke folur për zgjedhjet në Kosovë, për dialogun me Serbinë, emisarin amerikan, Richard Grenell, e çështje të tjera.

Në videon që kanë publikuar në llogarinë e tyre në “X”, biseda fillon me një urim për fitoren e Kurtit në zgjedhje, derisa kryeministri dëgjohet duke u ankuar për “luftë hibride” kundër Qeverisë, përmend dhe partitë opozitare dhe për oligarkët, duke e veçuar njërin që ka në pronësi një televizion.

Në këtë video, që pretendohet të jetë autentike, Kurti flet edhe për emisarin amerikan, Richard Grenell, orientimin e tij seksual dhe dëgjohet duke thënë se Grenell e ka rrëzuar qeverinë e parë dhe se tashmë ai po bashkëpunon me opozitën.

Të ngajshme

Cila është paga mujore e Papës Leo XIV?

Valjeta Turkaj

Arrestohen dy persona në Prishtinë për lëndim të rëndë trupor dhe dëmtimin e veturave

Valjeta Turkaj

Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë

Valjeta Turkaj