Telenews

Xhuli ende në pritje të binjakëve, nga spitali ndan mesazhin emocionues: “S’ka gjë më të bukur se vetë jeta”

Xhuli ka ndarë një video të re nga spitali, ku shihet e shtrirë dhe ka treguar se ende nuk ka ardhur momenti i lindjes së binjakëve.

Në një video të publikuar së fundmi, Xhuli ka bërë edhe pak humor me situatën, duke thënë: “Jom bo bajat tu thanë dita e 23, dita e 24, e 25…”, teksa ka treguar se po qëndron ende në spital në pritje të momentit kur bebet e saj do të vijnë në jetë, shkruan Indeksonline.

“Kështu që po vazhdojna në spital derisa të dalim prej spitalit dhe të vijnë këto beba në jetë”, është shprehur ajo.

Pavarësisht ditëve të kaluara në spital dhe pritjes, Xhuli ka zgjedhur ta përcjellë një mesazh pozitiv për ndjekësit e saj.

“S’ka gjë më të bukur se me dasht jetën. Me gjithë këto probleme që i kena, prapë është gjëja më e bukur që ekziston, është vet jeta”, ka thënë ajo.

Tashmë, Xhuli vazhdon të presë me padurim ardhjen në jetë të dy bebeve, ndërsa ndjekësit po e përcjellin nga afër këtë periudhë të veçantë për të.

Të ngajshme

Gjykata miraton dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja në rastin e Ibër-Lepencit

Yllka Gashi

Kërcënohet publikisht nga një profil rus Ramush Haradinaj

Yllka Gashi

Legjenda e Real Madridit shokon të gjithë – merr drejtimin e klubit nga kategoria e katërt në Brazil

Yllka Gashi