Telenews

Tahiri: S’do të ndalemi, qeveria ta procedojë sa më shpejt ligjin për Dhomat e Specializuara

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, në një konferencë për media ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të nisë pa vonesë procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Tahiri tha se protesta e qytetarëve në qytete të ndryshme të Kosovës është shprehje e vullnetit politik dhe reagim ndaj, siç e cilësoi ai, një padrejtësie historike ndaj Kosovës.

“Kuvendi duhet ta nisë pa vonesë procedurën për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit. Qeveria nuk duhet ta zvarrisë këtë proces. Institucionet duhet të sigurojnë mbështetje të plotë për çlirimtarët në Hagë. Është koha për veprime konkrete”, tha Tahiri.

Ai theksoi se qytetarët po protestojnë çdo mbrëmje nëpër qytete të Kosovës, duke shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.

“Ata burra duhet të jenë sa më shpejt të lirë dhe të dëshmohet e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Nuk do të ndalemi. Si grup parlamentar do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces”, u shpreh ai.

Tahiri u bëri thirrje të gjitha partive politike për unitet, maturi dhe përgjegjësi, duke theksuar se çështja e UÇK-së duhet të trajtohet përtej dallimeve partiake.

“UÇK-ja është e secilit shqiptar, e të gjitha partive politike dhe duhet të angazhohemi të gjithë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë pjesën tonë”, tha Tahiri.

Në fund, ai kërkoi nga qeveria që sa më shpejt ta procedojë në kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se PDK-ja tashmë e ka procesuar atë dhe se aktualisht ndodhet në qeveri.

Të ngajshme

Gjykata miraton dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja në rastin e Ibër-Lepencit

Yllka Gashi

Kërcënohet publikisht nga një profil rus Ramush Haradinaj

Yllka Gashi

Legjenda e Real Madridit shokon të gjithë – merr drejtimin e klubit nga kategoria e katërt në Brazil

Yllka Gashi