Telenews

Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik

vdes-ne-qkuk-grabitesi-qe-u-plagos-ne-veternik

M.V, i nacionalitetit serb,  i cili u plagos ditëve më parë gjatë një grabitje në Veternik të Prishtinës, ka vdekur sonte në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës..

Ai po trajtohej në Klinikën Intensive, që nga e hëna e kaluar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lajmin e ka konfirmuar  drejtori i Klinikës Intensive Shaqir Uka.

“Pacienti të cilit ju i referoheni dhe ka marrë plagë me armë zjarri  në grabitjen në Veternik ka ndërruar jetë sonte pak minuta para orës 21. Plagët kanë qenë në regjionin e kraharorit, barkut dhe në ekstremitetin e poshtëm të djathtë.”, ka thënë ai.

Dy persona janë plagosur më 17 mars në një rast të grabitjes në oborrin e qendrës tregtare “Albi Mall”.

I plagosur mbeti një 42 vjeçar nga Vushtrria i cili mori dy plumba në shpinë nga grabitësit dhe i plagosuri tjetër ishte njëri prej grabitësve,  i nacionalitetit serb.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se njëri nga grabitësit është arrestuar, kurse tre të tjerët janë në arrati.

Të ngajshme

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas –

KushtrimGuraj

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje –

KushtrimGuraj