Telenews

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Bullgarisë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

E para e vendit uroi Kraevskin për detyrën e tij të re dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës, veçanërisht në fuqizimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe integrimit euroatlantik të vendit, transmeton Telenews.al.

Sipas njoftimin të Presidencës, në këtë takim, Osmani falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e palëkundur në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe inkurajoi vazhdimin e avokimit bullgar për fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani, në takim me ambasadorin e ri të Bullgarisë shtroi nevojën për heqjen e menjëhershme të masave të padrejta të BE-së, të cilat po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Në këtë kuadër, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për sigurinë rajonale dhe globale si dhe angazhimin e homologut të saj, Presidentit bullgar Rumen Radev, që ta mbështesë vazhdimisht Kosovën në këtë drejtim”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Gurthemeli i Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim vihet nesër në Graçanicë

KushtrimGuraj

Prime i së martës nis ndryshe, Kelly shfaqet me paruke në duar: Video nuk gjeta dot…

Erzana Fazliu

KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni

KushtrimGuraj