Telenews

Hamza: Procesi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve i tejzgjatur

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka thënë se procesi i certifikimit të rezultateve ka qenë i tejzgjatur për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se kjo gjë më nuk duhet të përsëritet.

“Pas një procesi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve shumë të suksesshëm që dëshiroj t’i falënderoj qytetarët e Kosovës për një votim të dinjitetshëm, pa probleme. Pra që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar dhe unë jam i bindur se ky ka qenë një shërbim ndaj vendit, ndaj demokracisë dhe është për t’u vlerësuar”.

“Megjithatë procesi deri në shpalljen e rezultateve dhe certifikimin e tyre është stërzgjatur pa nevojë, që në masë të caktuar e ka zbehur edhe suksesin e këtyre zgjedhjeve, mendoj se kjo është për t’u shqetësuar dhe gjithsesi për t’u adresuar edhe assesi për t’u përsëritur për të ardhmen”, ka thënë Hamza.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 prill

Erzana Fazliu

“Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

KushtrimGuraj

Sipas Lushaku-Sadriu, këto janë tri të vërtetat e LDK’së

KushtrimGuraj