Telenews

Sonte dy ndeshjet shumë interesante nga Superliga e Kosovës në Basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll, sot vazhdon me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta. Çdo ndeshje tashmë ka peshë të madhe, me skuadrat që luftojnë për pozitat më të mira në tabelë.

“Xehëtarët” sonte do të presin prizrenasit në “Minatori”, me synimin për të mbajtur pozitën e dytë. Trepça ka regjistruar 16 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Proton Cable është në vendin e fundit me 5 fitore dhe 20 humbje.

Një tjetër përballje e madhe do të luhet sonte mbrëma, ku Bashkimi përballet me Golden Eagle Yllin. Therandasit janë në formë të shkëlqyer me katër fitore radhazi, ndërsa Bashkimi hyn në këtë duel me 18 fitore e 7 humbje, Ylli ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe 13 humbjesh.

Orari – Java 26

E shtunë, ora 20:00
Trepça – Proton Cable Prizreni
Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Të ngajshme

Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka eliminohen nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë

KushtrimGuraj

Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë

KushtrimGuraj

Liga Premier zbulon ndeshjen e parë që do të ketë teknologjinë për pozicionin jashtë loje gjysmë të automatizuara

KushtrimGuraj