Telenews

Drita me fitoren ndaj Feronikelit e ndjen aromën e kampionit (VIDEO)

Drita e ka bërë edhe një hap më afër titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll pas fitores minimale ndaj Feronikelit.

“Intelektualët” dolën fitimtar në xhiron e 27-të me golin e shënuar në minutën e 45-të të ballafaqimit nga Arb Manaj.

Deri në fund të takimit nuk pati më gola, ndërsa me këto tri pikë të fituara, Drita vazhdon ta kryesoj tabelën me 60 pikë, e ndjekur nga Ballkani e Malisheva që ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 44 pikë.

Kurse, Feronikeli vazhdon me ecuri negative në fund të tabelës me vetëm 14 pikë të grumbulluara nga 27 ndeshje të luajtura.

 

Të ngajshme

Sonte El Clasico e basketbollit kosovar në Mitrovicë

Donat Hashani

Marash Kumbulla vendimtar për Espanyolin – goli i tij siguron tri pikët ndaj Getafes

KushtrimGuraj

Milani ka vendosur që ta transferojë përfundimisht Walker nga Man City

KushtrimGuraj