Telenews

Përkujtohet Masakra e 5 Prillit në Rezallë – 26 vjet nga krimi serb ndaj civilëve shqiptarë

Rezallë, 5 prill 2025 – Sot janë bërë 26 vjet nga njëra prej masakrave më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë të komunës së Skënderajt, forcat serbe ekzekutuan mizorisht dhjetëra civilë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre burra, të moshuar dhe të rinj, përfshirë edhe mysafirë që kishin kërkuar strehë në këtë fshat.

Në pamundësi për të përballuar sulmet ajrore të NATO-s dhe rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren, forcat serbe ushtruan dhunë të verbër ndaj popullatës civile, duke lënë pas një tragjedi të thellë që edhe sot lë gjurmë në kujtesën kolektive të popullit shqiptar.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Zymer Rukolli, së bashku me shumë familjarë, bashkëfshatarë dhe miq të tjerë që ndodheshin atë ditë në Rezallë.

Me rastin e përvjetorit, sot në fshat u mbajtën homazhe për të kujtuar të rënët dhe për të nderuar sakrificën e tyre. Familjarët, banorët e zonës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave vendore vendosën kurora lulesh dhe bënë thirrje për drejtësi dhe përkujdesje institucionale ndaj kujtesës historike.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët e Rezallës. Lavdi për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.

Të ngajshme

Austria mbyll disa pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Valjeta Turkaj

Aksidentohet autobusi i Kosovës, po vinte nga Zvicra

Valjeta Turkaj

Edhe një fëmijë në SHBA vdiq nga fruthi, sëmundja shpërndahet në 23 shtete

Valjeta Turkaj