Telenews

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”

Katër shtetas serbë “pelegrinë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në territorin e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Raportohet se ata kishin për qëllim spiunazhi dhe krijim të destabilitetit.

Në mesin e të arrestuarve sipas Qeverisë një prej tyre ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë së këtij vendi.

Tëvë1 ka siguruar emrat dhe dokumentet, e katër të arrestuarve, si dhe kartën e njërit nga të arrestuarit të policisë serbe.

Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.

Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Qeveria në detyrë e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj