Telenews

Huqja e penalltive, Ancelotti merr një vendim që futet menjëherë në fuqi nga ndeshja me Arsenalit

Kylian Mbappe do të bëhet gjuajtësi kryesor i penalltive te Real Madridi, pasi këtë sezon kanë humbur pesë të tilla.

Sipas Marca, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, ka vendosur ta caktojë francezin si gjuajtës të parë të penalltive.

Mbappe do të ekzekutojë penalltitë për Real Madridin duke filluar nga ndeshja kundër Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këtë sezon, Real Madridi ka humbur 5 penallti në të gjitha garat, që është rekordi më i keq i skuadrës që nga sezoni 2013/14.

Gjithsej mbretërit kanë gjuajtur 16 penallti, ku më i sakti është Kylian Mbappe me gjashtë të konvertuar në gol.

Në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Valencias ku pësuan humbje me rezultat 2-1, Vinicius Junior nuk arriti të shënonte nga pika e parë, me Giorgi Mamardashvili që priti goditjen e brazilianit me këmbë.

Të ngajshme

Jurgen Uldedaj shënon fitoren e 20-të në boksin profesionist pas mposhtjes së Gerardo Melladës

Valjeta Turkaj

Basketbolli kosovar sot me dy ndeshje interesante

Donat Hashani

Sot dy ndeshje shumë interesante në futbollin kosovar

Donat Hashani