Telenews

Konjufca takon sot kryetarët e partive politike

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca, do të mbajë sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike.

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca, do të mbajë sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike.

Këtë e ka konfirmuar, shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili tha se mbledhja do të mbahet në orën 12:00.
Të enjten e javës së kaluar, kuvendi njoftoi për këtë takim, i cili do të mbahet në drekë, një javë para seancës konstituive të kuvendit.

Një pikë e vetme është në rendin e ditës: “Përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Seanca konstituive e kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV-ja synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Duke kërkuar formimin e qeverisë “sa më parë që të jetë e mundur”, presidentja konsideron se deri më 15 prill “ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme”.

Ajo ka uruar që “ai proces të shkojë sa më mirë që është e mundshme dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë”.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë.

 

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani