“Kush do të jetë kryetar i Kuvendit? A do të jeni sërish ju?”, ishte pyetja që iu bë në deklarimin për media Glauk Konjufcës, pas përfundimit të takimit me 15 përfaqësuesit e partive politike që fituan ulëse në Kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Konjufca tha se Kuvendi i nënshtrohet disa principeve, të cilat momentalish e kanë bërë pamundësimin e dhënies së një emri nga Vetëvendosje për postin e lartëcekur.
“Sa i përket kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë emrin. Kjo me siguri edhe për arsye se mendoj që të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës, e cila do të shndërrohet pastaj në Qeveri, i nënshtrohen disa principeve. Princimi kryesor është përpjekja me e themelu Qeverinë, se Kuvendi kurrë nuk është qëllim në vetvete. Kuvendi themelohet për me mujtë me i zgjedh institucionet tjera. Është ekzekutivi mekanizmi i cili e qeverisë shtetin”, deklaroi Konjufca.
“Dhe, këtu kur jemi te Qeveria, është e pamundur pa u themeluar një koalicion, i cili e krijon mazhorancën e aftë për me zgjedhë me 61 vota një qeveri të re. Prandaj, këtu do ta kisha future edhe pozicionin e kryetarit te Kuvendit, që I nënshtrohet këtij principi. Kjo është arsyeja pse nuk e kemi një emër të qartë”, shtoi Konjufca.