Telenews

Mbërrin në Durrës luftanija “Libra”, dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e së martës nje luftanije nga Italia, dhuratë nga qeveria italiane për forcën tonë detare.

Libra do të jetë anija më e madhe luftarake e flotës detare shqiptare.

Dorëzimi i anijes Libra do të bëhet me një ceremoni ku i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama. Anija i dorëzohet flotës detare të Shqipërisë. Ajo do të kryejë misionin për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, është anije patrulluese luftarake.

Kjo anije, është më e madhja që ka pasur ndonjëherë forca jonë detare. Planet janë që forcat detare të pajisjen me anije të tjera ushtarake. Ekuipazhi i anijes Libra do të jetë shqiptar.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi