Telenews

KEK njofton se sonte në 23:59 e ndalë punën e njësisë A3 të Kosovës A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia A3 e Termocetranlit Kosova A do të ndalet nga puna sonte.

Kjo për shkak të problemeve të ndjeshme me humbjen e ujit.

Për këtë KEK, thotë se ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike.

Njoftimi i plotë i KEK:

Njoftim për Ndaljen e Njësisë A3

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ju njofton se njësia A3 e Termocentralit Kosova A do të ndalet nga puna sonte, më 08.04.2025, në orën 23:59, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit. Për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh, është e nevojshme që kjo njësisë të ndalet deri në verifikimin e plotë të gjendjes.

Në lidhje me këtë, KEK ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike dhe ka marrë masa që kapacitetet e njësisë A3 të mos nominohen për ditën e nesërme.

Ekipet tona të ekspertëve janë në gatishmëri për të identifikuar dhe sanuar çdo defekt që mund të jetë shkaktar i këtij problemi, sapo të krijohen kushtet (pas ftohjes së njësisë), për të rikthyer njësinë në funksion në kohë optimale.

Për çdo informacion të mëtejshëm dhe për kohēn e rikthimit të njësisë A3, do t’ju njoftojmë me kohë.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani