Telenews

ZELENSKY DEKORON USHTARËT UKRAINAS PËR QËNDRESËN HEROIKE [VIDEO]

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dekoruar me çmime shtetërore ushtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë Operacional të Policisë Kombëtare ukrainase.
Kjo njësi, është e thirrur për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe për të kryer detyra komplekse, siç është rasti i luftës që po zhvillohet në territorin e tyre.
I pari i Ukrainës ka falënderuar ushtarakët për pjesëmarrjen në kundërvënien ndaj pushtimit rus, ku luftimet atje kanë hyrë në javën e katërt që nga 24 shkurti, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se më shumë se 800 civilë kanë vdekur që nga fillimi i luftës, por shtojnë se ky numër realisht është shumë më i lartë sesa shifrat zyrtare.
OKB thotë se më shumë se 3.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë.
Video nga Klan Kosova:

Të ngajshme

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Yllka Gashi

Ramush Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta

Yllka Gashi

Haxhiu e Sveçla shkojnë për vizitë në familjen e Afrim Bunjakut

Yllka Gashi