Telenews

Dodiku lajmëron pezullimin e përkohshëm të ligjeve jokushtetuese

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë, Milorad Dodik, ka ofruar pezullimin e përkohshëm të ligjeve jokushtetuese që kaluan në parlamentin e RS-së.

Ai për herë të parë në një postim në X ka komentuar mesazhet nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, e cila pati kritikuar politikanët serbë të Bosnjës se po shkaktojnë kriza. Dodik sërish ka pretenduar se krizat janë shkaktuar nga përfaqësuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Christian Schmidt.

Dodiku ka shkruar se ai ka mbrojtur kushtetutën e Bosnjës e se Schmidt e ka shkelur atë.

“Nëse Kallasi beson se rendi kushtetues është ai që është vendosur nga Christian Schmidt, atëherë ne nuk e kuptojnë njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Ka potencuar se e vetmja zgjidhje është nëse anulohen vendimet e Schmidtit, që më pas të veprojë edhe ai për pezullimin e ligjeve jokushtetuese.

“Republika Sërpska është e gatshme të pezullojë ligjet që i kemi miratuar së fundmi në parlament, për një periudhë. Ne duam t’i japim një shans dialogut dhe marrëveshjes mes tre personave. Po bëj thirrje për një marrëveshje tani”, ka shkruar më tej Dodik.

Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet për shkak të shpërfilljes së vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Si përgjigje, Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Dodik i dekretoi ato ligje më 5 mars.

Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.

Të gjithë këto bien drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila e përcaktoi Republikën Sërpska si njërin nga dy entitetet e Bosnjës.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës i shpalli jokushtetuese këto ligje.

Të ngajshme

Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi