Telenews

Gërxhaliu: Rritja e çmimit të rrymës është grusht dërrmues për ekonominë dhe goditje për familjet kosovare

Ekonomisti Safet Gërxhaliu në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se me shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16% sot, ka humbur Kosova dhe ka fituar mafia ballkanike që e menaxhon tregtinë e energjisë elektrike.

Sipas tij, rritja e çmimit të rrymës është grusht dërrmues për ekonominë dhe goditje për familjet kosovare.

“Sinqerisht sot jam me qytetarët e Kosovës dhe me ata që me vështirësi po ia dalin në këtë kohë të çmimeve të larta. Rritja nuk është risi, është paralajmëruar.  Për ekonominë do të jetë një grusht dërrmues, do të jetë goditje për familjet kosovare”, tha Gërxhaliu.

“Më brengos që askush nuk e përmendi rritjen e presionit për të investuar në prodhim të energjisë elektrike, nëse nuk investojmë në prodhim kjo rritje e çmimit do të përsëritet prap”, vijoi tutje ai.

Ai shtoi se për qytetarët nuk mund të përballohet kjo kosto jo vetëm e energjisë elektrike por edhe e produkteve të tjera.

 

Të ngajshme

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo ë ketë ftesë zyrtare

Valjeta Turkaj