Telenews

Përdorni Windows 11? Kjo ju është shfaqur pa e ditur fare

perdorni-windows-11?-kjo-ju-eshte-shfaqur-pa-e-ditur-fare

Nëse keni Windows 11, pas përditësimit të fundit të sistemit, ndoshta keni vënë re një dosje të re që është shfaqur papritur.

Pas instalimit të përditësimit të ri për Windows 11 24H2, shumë përdorues kanë vënë re se në diskun ku është instaluar Windows 11 (zakonisht disku C:) është krijuar një dosje bosh me emrin “inetpub”.

Kjo dosje është bosh dhe nuk kryen asnjë funksion, por shfaqja e saj mund të shkaktojë konfuzion te përdoruesit e Windows 11 që për ndonjë arsye hapin diskun dhe e vërejnë rastësisht.

Siç shpjegon faqja Windows Latest, duket se kjo ka lidhje me IIS (Internet Information Services), që është një softuer i Microsoft-it për serverë web-i, i destinuar për zhvillues. Dosja “inetpub” përdoret për të ruajtur faqet web që zhvilluesi mund t’i testojë lokalisht në kompjuterin e vet.

Nëse në këtë moment po shqetësoheni, duke menduar se ky përditësim ka instaluar një paketë të plotë softuerike që nuk ju nevojitet në Windows 11 pa miratimin tuaj – nuk ka nevojë për panik, sepse nuk është instaluar asgjë në të vërtetë, është krijuar thjesht gabimisht një dosje bosh.

Në përfundim, nuk është bërë asnjë dëm. Mund ta fshini lirshëm dosjen nëse ju pengon – nuk do të ndodhë asgjë e keqe. Po ashtu, mund ta lini aty – sërish nuk ka asnjë pasojë.

Të ngajshme

Meta do të trajnojë AI në Evropë me postimet dhe fotot e përdoruesve

KushtrimGuraj

Nvidia do të ndërtojë 500 miliardë dollarë të infrastrukturës amerikane të Inteligjencës Artificiale

KushtrimGuraj

Mercedes në heshtje ka ndryshuar logon

Valjeta Turkaj