Futbollisti i Barcelonës, Alejandro Balde ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Leganes.
Ai u largua në pjesën e parë të ndeshjes dhe ende nuk është përcaktuar se çfarë lëndimi ka, shkruan IndeksOnline.
Sipas atyre që raportojnë mediat spanjolle, Balde do ta humbas ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borusia Dortmundit.
Dhe sipas Sport, ekziston edhe frika se ai mund të jetë jashtë për të paktën tre javë, gjë që do ta përjashtonte atë nga luajtja në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.