Telenews

Një vajzë e vogël goditet nga motoçikleta në sheshin e Pejës

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur sonte pas orës 21:00 në sheshin e Pejës. Aty dyshohet se një vajzë e vogël është goditur nga një motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve, vajza ka pësuar dëmtime në këmbë. Në vend të ngjarjes ka dalë menjëherë Ambulanca e qytetit, e cila është marrë me rastin.

Policia ende nuk ka folur për rastin.

Ndryshe, në sheshin e qytetit në Pejë, por edhe në shumë sheshe tjera nëpër Kosovë, është ndaluar lëvizja me motoçikleta për çfarë ekzistojnë edhe shenjat.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj