Telenews

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH-ja

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka nënshkruar sot marrëveshjen e grantit në vlerë prej 5 milionë eurosh, së bashku me drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergiy Maslichenko dhe përfaqësuesin e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti.

Ky grant është pjesë e projektit për zhvillimin e infrastrukturës së ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës dhe parasheh ndërtimin e një impianti modern për trajtimin e ujërave të zeza, si edhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, përfshirë edhe zonat përreth.

Projekti do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për rreth 123,000 banorë të kësaj zone, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen mjedisore dhe duke kontribuar në mbrojtjen e burimeve ujore lokale nga shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara.

Deri tani, vlera totale e financimit për këtë projekt arrin në rreth 38 milionë euro, ku granti prej 5 milionë euro është siguruar si rezultat i aplikimit të suksesshëm të Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje është dëshmi e përkushtimit për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe garantim të shërbimeve cilësore për qytetarët.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 16 Prill

Erzana Fazliu

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

KushtrimGuraj