Telenews

Haradinaj falënderon ambasadorin italian: Italia, partnere strategjike

haradinaj-falenderon-ambasadorin-italian:-italia,-partnere-strategjike

Në një pritje lamtumirëse të organizuar në nderim të Ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin personal të ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Haradinaj vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në proceset kyçe për Kosovën, duke e cilësuar këtë shtet si një partnere strategjike të palëkundur.

“Italia ka qenë dhe mbetet një partnere strategjike e Kosovës, ndërsa puna e Ambasadorit De Riu është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë,” theksoi Haradinaj.

Ai i uroi Ambasadorit De Riu suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në shërbim të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.

Të ngajshme

PDK: Jemi gati ta marrim përgjegjësinë për formimin e qeverisë

Donat Hashani

Haxhiu: Do të jem sërish kandidate për kryetare të Kuvendit (VIDEO)

Donat Hashani

KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

Donat Hashani