Telenews

Dafina Zeqiri sjellë këngën e re me këngëtarin Ricky Rich

Këngëtarja Dafina Zeqiri përkundër faktit që është shtatzënë nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo përveç që po vazhdon me koncerte, para pak orësh ka publikuar edhe klipin e këngës  “Zemër ty”, që është një bashkëpunim me këngëtarin me origjinë asiriane Ricky Rich.

Klipi dhe kënga për 4 orë ka marrë afër 102 mijë klikime.

Ricky Rich është një këngëtar dhe reper suedez me origjinë asiriane, i njohur për stilin e tij unik që bashkon elemente të hip-hop-it me tinguj të muzikës orientale. Emri i tij i vërtetë është Ricky Haydari Akdogan, dhe ka lindur në Vasteras, Suedi.

Në moshën 14 vjeçare, ai filloi të merrej me muzikë, duke krijuar freestyle me miqtë e tij. Në moshën 8-vjeçare, babai i tij filloi t’i mësonte këngë turke, edhe pse vetë ai nuk fliste turqisht, raporton KosovaPress.​

Ricky Rich bëri debutimin e tij në skenën muzikore në vitin 2017 dhe fitoi popullaritet të shpejtë. Një nga bashkëpunimet e tij më të njohura ishte me grupin ARAM Mafia, i përbërë nga producentët Peter Mrad dhe Marcus Turan. Kënga e tyre “Habibi” u publikua në vitin 2017 dhe u bë një hit ndërkombëtar, duke arritur në vendin e 29-të në tabelën zyrtare të Suedisë dhe duke qëndruar për 21 javë në atë renditje. Kënga gjithashtu u shfaq në tregjet e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës dhe u bë virale në TikTok në vitin 2021.​

 

Ai kishte hite edhe në 2019 dhe 2020.

Të ngajshme

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj

Alba viziton qytetin e dashurisë, kush po e shoqëron?

Rrezarta Ramaj

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj