Telenews

Nis ceremonia mortore e Papa Françeskut, arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

Ka nisur në orën 10:00 ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili do të varroset Baziliken Santa Maria Maggiore. Procesioni i kardinalëve në Bazilikën e Shën Pjetrit shënoi fillimin e ceremonisë mortore.

Arkivoli i kreut të Kishës Katolike u mbajt mbi supe nga sediarët, duke dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit. Sheshi shpërtheu në duartrokitje. Mbi arkivolin e Papës Françesku është vendosur Ungjilli i hapur, shkruan euronews.

10 mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 120 delegacione me përfaqësues fetarë nga e gjithe bota jan♪7 të pranishë në ceremoni.

Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 50 mijë vetash.Vlerësohet se rreth 100 mijë persona të tjerë ndodhen tashmë përgjatë rrugës “Via della Conciliazione” dhe në rrugët hyrëse drejt sheshit.

Të ngajshme

Zjarri në fabrikën e metalit në Gjakovë, policia nis hetimet për shkaqet

KushtrimGuraj

Bie numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë gjatë qershorit

KushtrimGuraj

Lansohet “Rrah Rrah 2”, projekti më i ri nga Fero

Blearta