Telenews

U përfol që hoqi motrën e Gjestit nga ndjekësit, Egli sqaron si qëndron e vërteta me Blerinën

u-perfol-qe-hoqi-motren-e-gjestit-nga-ndjekesit,-egli-sqaron-si-qendron-e-verteta-me-blerinen

Mbrëmë, e shtunë, u transmetua Post Big Brother VIP Albania, ku u diskutuan një sërë çështjesh që kishin mbetur pezull pas përfundimit të spektaklit.

Mes shumë temave të trajtuara, një ndër më të përfolurat ishte marrëdhënia mes Eglit dhe Blerinës, motrës së Gjestit.

Kishte qarkulluar lajmi se Egli kishte hequr nga ndjekësit e saj në Instagram Blerinën, çka ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime mbi një prishje të mundshme të marrëdhënies mes tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Në studio, Egli dha një sqarim të qartë për këtë situatë, duke mohuar që kishte ndërmarrë vetë një veprim të tillë.

“Profili im patjetër që menaxhohet edhe nga njerëz të cilët janë adapt për pjesën e menaxhimit dhe thjesht janë bërë ‘unfollow’, njerëz të cilët nuk më kanë ‘follow’, kjo është e gjitha, nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me Blerinën”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ledioni e pyeti: “Nuk të kishte follow?”

Egli u përgjigj: “Jo nuk më kishte”.

Ledioni shtoi: “Pse nuk të kishte?”, ndërsa Egli tha: “Po për këtë pastaj nuk e di, nuk di të jap një përgjigje sepse nuk e kemi këtu prezentë Blerinën”.

Me këtë deklaratë, Egli theksoi se nuk ka asnjë problem personal me Blerinën dhe çdo spekulim që është bërë në rrjete sociale nuk qëndron.

Të ngajshme

“Kush është ajo?”, Gjesti habit me përgjigjen për Xheneten!

Valjeta Turkaj

Dafina u kundërpërgjigjet kritikuesve: I urrej burrat që gjykojnë gratë shtatzëna

Valjeta Turkaj

“Do Zoti mëson shqip edhe histori”, Laerti ironizon Gjestin në Post BBVA

KushtrimGuraj