Telenews

PDK bën homazhe në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë

pdk-ben-homazhe-ne-diten-e-personave-te-zhdukur-me-dhune-gjate-luftes-ne-kosove

Me rastin e Ditës të Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së partisë, bënë sot homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, që ndodhet afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ditë kujtese, ata nderuan mijëra qytetarë të Kosovës që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1600 persona vazhdojnë të konsiderohen ende të zhdukur, ndërsa familjet e tyre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të fatit të më të dashurve të tyre.

Kryetari Krasniqi shprehu përkushtimin e PDK-së se nuk do të ndalet në përkrahjen ndaj familjeve të personave të zhdukur dhe në kërkesën për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e dhunës dhe krimeve të luftës.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj