Telenews

Vërshimet në Pejë, drejtori për Shpëtim: Situata është stabile, kanalet kanë hyrë në vendin e vet

Drejtori për Mbrojtjes dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, ka folur për situatën që është në këtë qytet pas disa vërshimeve që ishin sot.

Ai ka deklaruar se gjendja tani është në menaxhim, dhe se të gjitha ekipet emergjente kanë dalë dhe janë në vendin e ngjarjes.

“Pas reshjeve intensive që i pati qyteti i Pejës, kemi pasë disa kanale që kanë dalë nga shtretërit e tyre”.

“Në terren kanë dalë të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe të operatorëve ekonomikë që janë në Komunën e Pejës,dhe të  gjithë të tjerët jemi në terren”.

“Gjendja është stabilizuar, shiu është ndalur dhe kanalet kanë hyrë në vendin e vet”, ka thënë Gashi.

Të ngajshme

Çka fiton Kosova politikisht e ushtarakisht nga “Defender Europe 2025”?

Erzana Fazliu

Zjarr i madh në Abri të Poshtme – Djegie masive, katër lopë, dy vetura dhe një traktor, dëmi mbi 100 mijë euro

Erzana Fazliu

Mos qëndroni më shumë se 20 minuta në dush, ja çfarë rrezikoni

Erzana Fazliu