Telenews

Reagon Komuna pas raportimit të Telenews, rregullohet gropa e rrezikshme në rrugën “Dëshmorët e Ponashecit

Një gropë e madhe dhe e rrezikshme në rrugën “Dëshmorët e Ponashecit”, në lagjen Kalabria të Prishtinës, po rrezikonte sigurinë e qytetarëve dhe kalimtarëve për ditë me radhë. Pamjet e publikuara nga Telenews nxorën në pah këtë problem serioz infrastrukturor, duke shkaktuar reagime në rrjete sociale.

Pas raportimit tonë, Komuna e Prishtinës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka rregulluar gropën, duke parandaluar rrezikun për banorët e lagjes.

Ky është një shembull i rëndësisë që ka raportimi mediatik për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj