Telenews

I akuzuari për grabitjen e armatosur ndaj Kim Kardashianit ‘pendohet’ për vjedhjen e bizhuterive 10 milionë dollarëshe

Yunice Abbas, një nga 10 personat e akuzuar për grabitjen e yllit të reality show-ut Kim Kardashian në vitin 2016, i ka thënë gjykatës në Paris se “ndjen keqardhje” për grabitjen e bizhuterive prej 10 milionë dollarësh.

Kardashian u lidh dhe u mbajt nën kërcënimin e armës në një apartament luksoz ku po qëndronte për Javën e Modës në Paris.

Abbas, 71 vjeç, tashmë ka pranuar rolin e tij në grabitje dhe madje ka shkruar një libër për këtë. Ai ka një dosje të gjatë kriminale, dëgjoi gjykata, duke filluar nga grabitjet e bankave e deri te trafikimi i vogël i drogës.

Abbas deklaroi se mbulimi i gjerë mediatik i grabitjes ia kishte hapur sytë dhe se krimet e tij ndikuan negativisht në familjen e tij.

Në atë kohë bashkëshorti i Kim-it, Kanye West, ishte duke performuar në një koncert në New York në kohën kur ndodhi grabitja.

U raportua se një recepsioniste në detyrë atë natë mbeti me PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik), deklaroi një avokat, raporton BBC.

Pesë vjet pas grabitjes, revista Forbes e shpalli Kim Kardashianin miliardere. Së bashku me një kompani bukurie, një reality show dhe marrëveshje reklamash, ajo zotëron kompaninë e të brendshmeve “Skims”, e cila u vlerësua me 4 miliardë dollarë në vitin 2023.

Të ngajshme

Beyonce zemëron fansat me çmimet e biletave për turneun e ri, mijëra vende të mbetura bosh në koncertin e saj të fundit

KushtrimGuraj

Arbër Hajdari flet pas mbarimit të BBV, zbulon emrin e banores që ka telefonuar

KushtrimGuraj

Egli më në fund thyen heshtjen, befason me lajmin

Erzana Fazliu