Telenews

Sulmi ushtatak i Indisë kundër Pakistanit, vjen reagimi i Trump

sulmi-ushtatak-i-indise-kunder-pakistanit,-vjen-reagimi-i-trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është pyetur nga gazetarët për sulmet me raketa të Indisë në zonën e kontrolluar nga Pakistani.

Trump ka thënë se shpreson që kjo të përfundojë shumë shpejtë, shkruan „The Guardian“, përcjell Reporteri.net.

“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam për këtë…Njerëzit e dinin që diçka do të ndodhte, duke pasur parasysh të kaluarën, sepse të dyja palët kanë luftuar për shumë dekada, madje edhe shekuj.”. ka deklaruar Trump para gazetarëve.

Ushtria pakistaneze ka thënë se së paku tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore të Indisë në territorin pakistanez.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, në mesin e të vrarëve është edhe një fëmijë.

Ai tha se dy civilë u vranë në zonën Kotli, një fëmijë u vra në Ahmedpur East, në Pakistanin jugor, si dhe 12 persona të tjerë janë plagosur.

Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak.

India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir./Reporteri.net

The post Sulmi ushtatak i Indisë kundër Pakistanit, vjen reagimi i Trump first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Pasi e dërgoi FSK-në për të kërkuar punëtorin që e zuri dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë

KushtrimGuraj

Rëndohet bilanci në Pakistan, ushtria raporton për 31 të vrarë

KushtrimGuraj

Jeta në skaj të mbijetesës, rrëfimi prekës i 58-vjeçarit nga Podujeva: Kam deshtë me e djegë veten me benzinë

Donat Hashani