Telenews

Dështon edhe vazhdimi i 12-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi i 13-të

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës. Ishte përpjekja e 12-të me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Seanca nisi përsëri me tentimin e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë. Kryesuesi Avni Dehari kërkoj nga PDK, LDK, AAK e Lista Serbe që të bëjë propozimin e vet për komision por që të njëjtët nuk pranuan që të propozojnë kandidatët dhe nuk morën pjesë në votim. Pas kësaj, me 56 vota për, 1 kundër nuk pati koourum për formimin e komisionit dhe Dehari bëri të ditur se senaca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 9 maj.

Të ngajshme

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Erzana Fazliu

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu