Telenews

Pasi e dërgoi FSK-në për të kërkuar punëtorin që e zuri dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë

pasi-e-dergoi-fsk-ne-per-te-kerkuar-punetorin-qe-e-zuri-dheu,-kurti:-kosova-perhere-e-mbeshtet-shqiperine

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, nëpërmjet një mbledhjeje elektronike, kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Shqipëri, për të marrë pjesë në një operacion humanitar kërkim-shpëtimi.

Vendimi u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili sqaroi se kontingjenti i FSK-së do të angazhohet në ndihmë të autoriteteve shqiptare në zonën e “Qafës së Burrelit”, në Bashkinë Klos, ku ditët e fundit është shënuar një rrëshqitje masive dheu në ambientet e një fabrike që përpunon krom.

Ngjarja ka rezultuar me zhdukjen e një punonjësi, i cili dyshohet se është mbuluar nga dheu, teksa po kryente punën në kompaninë që operon në shfrytëzimin e mineralit në këtë zonë.

“Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent për operacionin humanitar kërkim-shpëtim,” shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se Kosova qëndron përherë pranë Shqipërisë dhe është në gatishmëri të asistojë në këtë operacion.

The post Pasi e dërgoi FSK-në për të kërkuar punëtorin që e zuri dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Bajrami: Nuk ka vota as për Qeveri të VV-së dhe as të ish-opozitës

KushtrimGuraj

Në Prishtinë bien këmbanat për Papën e ri

KushtrimGuraj

BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Rusi: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

KushtrimGuraj