Telenews

Pijet energjike dhe rreziku për zemrën: Çfarë duhet të dini para se t’i konsumoni

pijet-energjike-dhe-rreziku-per-zemren:-cfare-duhet-te-dini-para-se-t’i-konsumoni

Pijet energjike janë kthyer në një industri multimiliardëshe në mbarë botën dhe, pas multivitaminave, janë ndër suplementet më të përdorura që nuk rregullohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Këto pije përmbajnë përbërës stimulues si kafeina, taurina dhe guarana, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin elektrik dhe funksionin muskulor të zemrës. Si rezultat, ato mund të shkaktojnë ndryshime në ritmin e zemrës dhe në presionin e gjakut.

Për njerëzit me zemër të shëndetshme, konsumimi i një pije energjike në ditë nuk pritet të shkaktojë ndonjë problem serioz. Por rreziku rritet ndjeshëm për ata që vuajnë nga sëmundje të trashëguara të zemrës ose që kanë probleme si dobësim të pompës së zemrës apo sëmundje të arteries koronare.

Sipas MedicalXpress, rreth 1 në 200 persona ka një sëmundje gjenetike të zemrës që mund të çojë në vdekje të papritur, si: Kardiomiopatia hipertrofike, sindroma e intervalit të gjatë QT, kardiomiopatia aritmogjene dhe takikardia ventrikulare polimorfike katekolaminergjike

Ndërkohë që një zemër e shëndetshme mund të përballojë deri në 400 mg kafeinë në ditë (sasi që konsiderohet e sigurt për shumicën e të rriturve), disa pije energjike përmbajnë mbi gjysmën e kësaj doze në vetëm një kanaçe.

Përtej ndikimit në zemër, studimet sugjerojnë se pijet energjike mund të rrisin edhe rrezikun për goditje në tru, për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut që ndodh si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj këtyre substancave.

Kjo ndodh sepse kimikatet në këto pije ndikojnë në mënyrën si zemra dhe enët e gjakut reagojnë ndaj stimuluesve – dhe kjo ndërveprim mund të jetë i rrezikshëm, sidomos në kombinim me barna të tjera.

Ekspertët thonë se për 199 nga 200 persona me zemër të shëndetshme, konsumimi i moderuar i pijeve energjike është përgjithësisht i sigurt. Megjithatë, këto pije kanë shumë pak vlerë shëndetësore, dhe kujdesi mbetet thelbësor – sepse marrja e stimuluesve të gabuar, në kohën e gabuar dhe te personi i gabuar, mund të përbëjë recetën për një “stuhi të përsosur” shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pijet energjike dhe rreziku për zemrën: Çfarë duhet të dini para se t’i konsumoni appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Pulsimi i veshëve – Pse ndodh dhe si ta largoni?

KushtrimGuraj

Qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun për sëmundje kronike

Valjeta Turkaj

Gjaku në urinë: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni?

KushtrimGuraj