Telenews

Hernia diskale – Çfarë është, simptomat dhe trajtimet natyrale

hernia-diskale-–-cfare-eshte,-simptomat-dhe-trajtimet-natyrale

Hernia diskale është një problem shëndetësor që ndodh kur një prej disqeve ndërvertebrorë – që ndodhen mes rruazave të shtyllës kurrizore – rrëshqet nga vendi i tij dhe ushtron presion mbi një nerv. Kjo gjendje shkakton dhimbje të forta, vështirësi në lëvizje dhe shpesh mpirje në zona të caktuara të trupit.

Ku shfaqet dhe cilat janë simptomat?

Hernia mund të ndodhë në çdo pjesë të shtyllës kurrizore, nga qafa deri te fundshpina, por më shpesh prek pjesën e mesit. Simptomat më të zakonshme përfshijnë:

Dhimbje dhe mpirje në njërën anë të trupit

Dhimbje që përhapet drejt krahëve ose këmbëve

Dhimbje që përkeqësohet natën apo me disa lëvizje

Vështirësi gjatë qëndrimit ulur, në këmbë apo në ecje

Shkaktarët kryesorë

Hernia diskale mund të shkaktohet nga ngritja e peshave të rënda, lëvizjet e papritura apo të pakontrolluara, si dhe nga procesi natyror i plakjes. Ndër faktorët më të zakonshëm janë:

Puna fizike e rëndë

Mbi-pesha, që rrit ngarkesën mbi shtyllën kurrizore

Dobësimi i vertebrave me kalimin e moshës

Statistikat tregojnë se burrat janë më të prekur se gratë nga kjo gjendje.

Komplikacionet nëse nuk trajtohet

Nëse hernia diskale neglizhohet, ajo mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të nervave. Në raste më të rënda, mund të ndodhë edhe humbja e ndjeshmërisë në këmbë apo në pjesë të tjera të trupit.

Trajtimet natyrale për lehtësim

Në çdo rast, këshillohet të konsultoheni me një mjek specialist. Megjithatë, për lehtësimin e përkohshëm të simptomave, mund të provohen edhe trajtime natyrale në kushte shtëpie.

Një metodë popullore është përdorimi i piperit të kuq djegës. Përgatitni një pastë me dy lugë ujë dhe një lugë piper të kuq pluhur. Aplikojeni në zonën e dhimbjes dhe lëreni për 10-15 minuta pa e shpëlarë menjëherë, për efekt më të mirë.

Piperi i kuq ka veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga disku i zhvendosur. Përveç përdorimit të jashtëm, mund të konsumoni edhe çaj me piper të kuq një herë në ditë.

Shënim: Ky informacion nuk zëvendëson këshillën mjekësore profesionale. Konsultohuni gjithmonë me një mjek për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hernia diskale – Çfarë është, simptomat dhe trajtimet natyrale appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Pse nuk rekomandohet të vloni ujin disa herë – Ja çfarë rrezikoni nëse e përdorni për pije apo gatim

KushtrimGuraj

Cilat sëmundje mund të barten me anë të transfuzionit?

Valjeta Turkaj

Pijet energjike dhe rreziku për zemrën: Çfarë duhet të dini para se t’i konsumoni

KushtrimGuraj