Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një dokument, për të cilin thotë se tregon shpenzimet e ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi në naftë.
Ai pretendon se për 20 ditë punë, Krasniqi ka shpenzuar 750 litra naftë apo 15 mijë kilometra.
Sipas Pacollit, nëse llogaritet një gjë e tillë me kohë, del që Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë.
Postimi i plotë:
750 litra naftë. 15 mijë kilometra. 20 ditë pune.
Kaq ka harxhuar Elbert Krasniqi, vetëm për veturën e tij zyrtare gjatë muajit prill.
Me kaq kilometra, i bie sikur të ketë shkuar deri në Kanadë dhe të jetë kthyer prapë.
Nëse i ndajmë, del që çdo ditë pune ka bërë 750 kilometra.
Nëse e llogarisim me kohë, i bie që Elbert Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë.
Këta edhe në naftë vjedhin!
The post 750 litra naftë për një muaj, “hulumtuesi” i LDK-së, Egzon Pacolli akuzon ministrin Krasniqi për keqpërdorime first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.