Lidhja Demokratike – Dega në Mitrovicë, e ka nominuar Gëzim Plakollin si kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Ky vendim u mor në takimin e sotëm të kryesisë së kësaj dege, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për Kryetar Komune. Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur.”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së sotme edhe dega e LDK-së në Pejë i ka dhënë besimin edhe për një mandat Gazmend Muhaxherit, kryetar aktual i Pejës.
Po ashtu edhe dega e Junikut, ka propozuar sërish Ruzhdi Shehun edhe për një mandat në krye të komunës.