Telenews

Djali i Donald Trump kritikohet ashpër për postimin e tij “të neveritshëm” rreth kancerit të Joe Biden

Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan Donald Trump, po kritikohet në mediat sociale për një mesazh “të neveritshëm” në lidhje me diagnozën e kancerit të presidentit Joe Biden të dielën.

Megjithatë, në fillim, Trump Jr. duket se i uroi Bidenit gjithë të mirat.

Menjëherë pas njoftimit se ish-presidenti ka një formë agresive të kancerit të prostatës që është përhapur në kockë, Trump Jr. ripostoi një mesazh duke thënë “duke lënë mënjanë politikën, i urojmë shërim të shpejtë”.

 

“Pajtohem 100%”, shtoi ai ndërsa ndau postimin.

Por, siç theksojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky ton “duke lënë mënjanë politikën” zgjati rreth tre orë, kur ai postoi një mesazh pasues.

Aty, ai është “tallur” me ish-zonjën e parë Jill Biden, e cila ka një diplomë doktorature në arsim, dhe duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për “një konspiracion”.

 

“Ajo që dua të di është se si Dr. Jill Biden nuk e kaloi fazën e pestë të kancerit metastatik apo është ky një tjetër mbulim???”, shkroi ai ndërsa ripostoi një mesazh ku pretendohej se ishte “shumë e mundshme” që Biden të ishte diagnostikuar si president dhe nuk ia kishte treguar kombit.

Pastaj ai e vendosi atë mesazh në krye të faqes së tij në X.

Mesazhi është në kontrast të plotë me një postim nga babai i tij duke i uruar Bidenit “shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, si dhe mesazhe nga figura të tjera gjithashtu republikane.

 

 

 

 

 

Të ngajshme

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për pensionet, çfarë përfitojnë emigrantët

KushtrimGuraj

Ymeri: Qeveria në detyrë po vazhdon të bëjë emërime nëpër borde, menaxhon buxhetin dhe shfrytëzon privilegjet

KushtrimGuraj

Ngjarjet e datës 20 maj

Erzana Fazliu