Telenews

Arrestohet Vali Corleone

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë në Gjilan.
Arrestimi i këtij personi të dyshuar është bërë pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij.
Lajmi.net mëson se i arrestuarit në këtë rast është qytetari i njohur tashmë për organet e rendit, Vali Corleone.
Vali Corleone ishte arrestuar disa herë radhazi nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga ato për dhunë në familje.
“Gjilan, 21.03.2022-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngajshme

Këta janë grupi i akuzuar kriminal për vrasjet në “Kolovicë”

Donat Hashani

Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit

Donat Hashani

Ngritet aktakuza ndaj katër personave për vrasjet në “Kolovicë” në marsin e 2024-ës

Donat Hashani