Telenews

Përfundojnë ndërhyrjet e para në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Përfundojnë ndërhyrjet e para në kompleksin memorial “Adem Jashari”
Gjatë mbledhjes së katërt të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz është bërë e ditur se kanë përfunduar ndërhyrjet e para në këtë kompleks.
Gjatë këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se pas vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave dhe planeve përkatëse, kanë filluar me ndërhyrjet emergjente për mënjanimin e rrezikut.
“Pas vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave dhe hartimit të planeve përkatëse, kemi filluar me ndërhyrjet emergjente për mënjanimin e rrezikut në ndërtesat në gjendje të keqe dhe kemi themeluar Komisionin e Ekspertëve, tha kryeministri, duke shtuar se nga ky vit fokusi do të jetë në master planin për kompleksin memorial. Ndërhyrjet me qëllim të konsolidimit të strukturave dhe mënjanimit të rrezikut të mëtejmë, do të vazhdojnë edhe në ndërtesat tjera, të cilët janë vlerësuar nga ekipet profesionale të institucioneve tona dhe të inxhinierëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë, shtoi ai’’, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit

Të ngajshme

Tensione në Kuvend: Bogujevci kërkon nga sigurimi t’i largojë nga seanca Ferat Shalën dhe Salih Zybën

Donat Hashani

Tahiri i PDK-së reagon ashpër për raportin e DASh-it amerikan

Donat Hashani

Shefja e grupit parlamentar të VV-së me kundërshti për raportin e DASH-it amerikan

Donat Hashani