Telenews

Humb jetën në një aksident tragjik nxënësi i gjimnazit në Prizren

Geltian Shala, nxënës i klasës së 12 në gjimnazin “Remzi Ademaj” në Prizren ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjete sociale ky gjimnaz, ku ka thënë se shkolla ka pezulluar të gjitha aktivitetet në përkujtim të të ndjerit.

“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e jetës tragjikisht të nxënësit të shkollës sonë Geltian Shala, nxënës i klasës XII/1. Në shenjë nderimi, shkolla i pezullon aktivitetet kulturore -artistike, të parapara për gjatë këtyre ditëve. Gelti ishte edhe kryetar i Klubit Letrar të Shkollës. Drejtoria e shkollës i shpreh ngushëllime familjes, mësimdhënësve dhe nxënësve”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Familjarët në njoftimin mortor kanë bërë të ditur se i ndjeri ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Në këtë orë falet Kurban Bajrami

KushtrimGuraj