Telenews

Emrat e atyre që u arrestuan sot për keqpërdorime me kartela bankare dhe e-banking në Raiffaisen

u-perfshine-ne-perleshje-fizike,-arrestohen-gjashte-persona-ne-mitrovice-te-veriut

Sot u raportua gjatë ditës se pas një operacioni të koordinuar hetimor, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe keqpërdorimit të kartelave bankare, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin bankar

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ekipi për hetimin e krimeve kibernetike nga Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP Gjilan, pas disa muajsh hetimesh intensive, ka arritur të zbulojë një rrjet të organizuar mashtruesish, të cilët dyshohen se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 186 mijë euro përmes veprimeve kriminale.

Të dyshuarit kanë realizuar “overdrafte të paautorizuara”, kanë keqpërdorur kartela bankare dhe kreditore, si dhe kanë kryer mashtrime kompjuterike, duke dëmtuar Raiffeisen Bank në shuma të mëdha.

Emrat e të arrestuarve janë: Bleon Jakupi, 21 vjeç, Arbnor Hasani, 30 vjeç, Besart Sylejmani, 30 vjeç, Blerton Mema, 23 vjeç, Behar Bislimi, 27 vjeç, Ilirijan Agushi, 24 vjeç, Rilind Islami, 35 vjeç, Erolinda Guta, 22 vjeç, Bleart Bislimi, 24 vjeç, Agon Islami, 22 vjeç, Beqir Mustafa, 47 vjeç, Shaqir Mustafa, 44 vjeç, Demokrate Guta, 24 vjeç, Arian Mema, 22 vjeç, Edison Avdiu, 22 vjeç, Bleart Bislimi, 24 vjeç.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, e cila ka mbikëqyrur rastin, të gjithë të dyshuarit janë arrestuar më 2 qeshor 2025, rreth orës 10:00, në komunën e Vitisë, dhe janë dërguar në qendrat e mbajtjes për 48 orë, në pritje të procedimeve të mëtejme.

Prokuroria dhe Policia kanë sekuestruar dëshmi kyçe gjatë hetimeve, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi ta janë: Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit dhe Mashtrimi kompjuterik.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shtrirjen e plotë të rrjetit dhe për të identifikuar ndihmës të mundshëm brenda ose jashtë sistemit financiar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen t pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Në këtë orë falet Kurban Bajrami

KushtrimGuraj