Telenews

Prokuroria Speciale deklarohet rreth aksionit të madh kundër narkotikëve

Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, sot e kanë zhvilluar një aksion të madh ku janë arrestuar disa persona.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, detaje ka dhënë zëdhënësja e PSRK-së Abnora Luta.

Luta tha se ky aksion u zhvillua mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, tha ajo.

 

Deri më tani janë 10 persona të arrestuar, ndërsa në pranga pritet të përfundojnë edhe të dyshuar të tjerë që ishin objekt i hetimit.

Të ngajshme

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj