Telenews

Pas zërave për lidhje dashurie, reagon Dea Mishel

Pas publikimit të një videoje në Instagram ku Dea Mishel shihet në përqafim me një mashkull gjatë një eventi, në media online menjëherë u raportua se bëhet fjalë për të dashurin e saj të ri.

Por, influencerja dhe ish-banorja e BBVA ka reaguar menjëherë duke sqaruar situatën përmes një shkrimi të drejtpërdrejtë:

“Mos më lidhni me çdo njeri në planet! Aldo Hako është shoku im i ngushtë dhe një nga krijuesit e kompanisë më të mirë të marketingut në Shqipëri,” – shkruan ajo.

Ky reagim vjen si një përpjekje për të qartësuar publikun dhe për të ndalur spekulimet që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale.

Me këtë qëndrim, Dea tregon se është e vendosur të mos lejojë që raportimet e pavërteta të ndikojnë në jetën e saj private. /Prive By Liberta Spahiu

Të ngajshme

Robin Krasniqi publikon këtë foto me gruan e tij, detaji që mori vëmendjen

KushtrimGuraj

“Më në fund në stadium”- pas përfundimit të spektaklit, Hygerta Sako i rikthehet angazhimeve të saj

KushtrimGuraj

Aktorja e Stranger Things dhe Christian Lee Hutson me paraqitjen e tyre të parë publike prej kur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë

KushtrimGuraj